Sipërmarrësi

Pas përfundimit të studimeve, në vitin 1974 Behgjet Pacolli kthehet në Kosovë për tu punësuar si Korrespondent për gjuhë të huaja dhe zëvendësdrejtor për zhvillim pranë Kombinatit të Tekstilit, Gjilan. Këtë pozicion ai e mbajti deri në vitin 1975 nga ku është larguar edhe njëherë nga Kosova drejt perendimit dhe zhvillimit të karrierës.

Nga viti 1976 deri në vitin 1980 Behgjet Pacolli ka mbajtur pozicione të rëndësishme menaxheriale nëpër disa kompani si Drejtor komercial për zhvillim rajonal i Kompanisë Peter Zimmer, Kufstein Austri dhe pastaj Drejtor komercial në kompaninë Interplastica Project Engineering në Morbio Inf. Zvicër.

Pas sukseseve si drejtor komercial në kompaninë Interplastica, ai emërohet drejtor gjeneral i saj. Sukseset e Behgjet Pacollit si menaxheri i përgjithshëm i kësaj kompanie ishin evidente.

Gjatë periudhës 10 vjeqare si udhëheqës i kompanisë Interplastica, ai arrin që të dhjetëfishojë xhiron vjetore të kompanisë. Kështu Interplastica shëndërrohet në një gjigand të inxhinieringut duke arrit xhiron miliardëshe në fillimin e viteve 90-ta.

Kompanitë

Mabetex Group

Mabetex Group është një kompani e inxhinierisë civile dhe ndërtimore e themeluar në vitin 1991 nga Behgjet Pacolli. Kompania, me seli në Lugano, Zvicër, është e specializuar në ndërtimin dhe rinovimin e ndërtesave të mëdha.

Vizito

Swiss Diamond Hotel Lugano

Hoteli Swiss Diamond është një resort me pesë yje i vendosur në brigjet magjepsëse të liqenit Lugano, në fshatin e mrekullueshëm të Morcote brenda një karakteri dhe shpirti tipik mesdhetar.

Vizito

Swiss Diamond Hotel Prishtina

Swiss Diamond Hotel Prishtina ndodhet në qendër të Prishtinës. Është hoteli më luksoz në Kosovë dhe krijon një ambient mikpritës ku mund të ndiheni si në shtëpinë tuaj.

Vizito

Banka Ekomomike e Kosovës

Banka Ekonomike ka një rrjetë të zhvilluar në mënyrë graduale dhe të shpërndarë në gjithë territorin e Kosovës. Banka Ekonomike aktualisht ka 29 njësi bankare në vend.

Vizito