Filantropia

Përgjatë karrierës së suksesshme në biznesin global, Behgjet Pacolli zhvillon edhe një aktivitet të jashtëzakonshëm filantropik. Nëpërmjet fondacionit që mban emrin e tij, Behgjet Pacolli stimulon arsimimin e të rinjve nëpër shkolla elitare, ndihmon të varfrit, ndërton shkolla, spitale, mbështet sportin, kulturën, etj. Behgjet Pacolli disa herë ka qenë edhe i përfshirë direkt në lirimin e pengjeve në Afganistan dhe në shtetet e tjera në konflikt. Nga fondacioni “Behgjet Pacolli”, vetëm në Kosovë, në formë donacionesh, ndihmash dhe mbështetje të tjera financiare, janë dhënë deri më tani mbi 40 milion euro.

Aktivitetet e Fondacionit “Behgjet Pacolli” janë:

  • Sponsor kryesor i Fondacionit Aleksandër Moisiu.
  • Themelues i Fondacionit dhe jetimoreve “Bambini Di Sakha”.
  • 1993 – Themelues dhe sponsor i spitalit për strehimin dhe përkujdesjen e fëmijëve të braktisur që lindin me probleme fizike në Sakha.
  • 1999 – Në bashkëpunim me Fondacionin “Insieme per la pace” dhe zonjën Fanfani, intervenon masivisht në ofrimin e ndihmave në Kukës, Ivangrad, për të dëbuarit nga Kosova.
  • Mbështetje spitaleve në Kosovë me barna dhe preparate medicinale. Themelues i Fondacionit Ibrahim Kodra, Lugano.
  • 2000-2004 – Mbështetje për ngritjen e infrastrukturës së TMK-së në Prishtinë dhe kontribut në pajisjet profesionale të saj.
  • 2005 – Mbështetje për ngritjen e Qendrës memoriale në Penuhë të Podujevës.
  • 2004 – Ndërmjetësimi dhe lirimi i pengjeve në Afganistan (pas një qëndrimi trejavor me sukses arrin të lirojë tri pengjet, punëtorë të OKB-së, Shqipe Hebibit, Annete Flaninghan dhe Angjilito Najan.
  • 2006 – Ndërmjetësimi dhe lirimi i gazetarit të marrë peng në Afganistan, Gabrielle Torsello.
  • 2006 Fondacioni Behgjet Pacolli, Prishtinë (bursa studimore, asistencë sociale për njerëzit në nevojë, ndërtimi i shtëpive për skamnorët dhe kontribute tjera në jetën sociale dhe kulturore).
  • 2007 – Kontribut në ndërmjetësimin dhe lirimin e 23 pengjeve koreanë në Afganistan.
  • 2007 Projektues, sponsor dhe financues i gjithë infrastrukturës së Universitetit Amerikan në Kosovë AUK.
  • 2008-2011 Lobim permanent për njohjen e Republikës së Kosovës si shtet të pavarur dhe sovran.
  • 2008 Financues i projektit të rindërtimit dhe restaurimit të xhamisë së Llapit në Prishtinë (objekt në kuadër të trashëgimisë kulturore të Kosovës).
  • 2009 Financues i ndërtimit e zgjerimit të Fakultetit Filozofik të Universitetit të Prishtinës.
  • 2012 Lirimi i Pilotit James Berisha i marrë peng në Eritrea. Angazhime intensive për lirimin e gazetarit Dawit Isaak nga Suedia, i arrestuar nga autoritetet në Eritrea që nga viti 2001.
  • Financues i transformimit të hapsirave të objektit te Ministrise se Puneve te Jashtme- MPJ
  • Financues i renovimit te Parlamentit te Kosoves
  • Financues i restaurimit te objektit te Presidences se Kosoves
  • Sponsorizues i sportit dhe kulturës në Kosovë.
  • Kontribut tërësor në ndërtimin e strehimoreve dhe shtëpive për familjet skamnore (në vazhdim e sipër).
  • Ndërtimi i vendbanimeve të shkatërruara nga termeti në Thumanë.