Politika
Aleanca Kosova e Re
Themeluesi AKR-së në 2006, partisë së vetme me program ekonomik të mirëfilltë, z.Behgjet Pacolli ishte surpriza e zgjedhjeve parlamentare të 2007. Në zgjedhjet e 2010, ai u paraqit në krye të koalicionit më të gjerë të partive, të quajtur Koalicioni për Kosovë të re, që gruponte Partinë për Drejtësi, atë socialdemokrate, grupin e ekspertëve E15, partinë e Gjelbër, partinë e Pensionistëve, etj.
President i Kosovës
Si President i Kosovës, megjithëse për një kohë të shkurtër, zoti Behgjet Pacolli ofroi një model të ri dhe aktiv të institucionit më të lartë të shtetit të Kosovës. Ai do të mbahet mend për aktivitet të ngjeshur brenda vendit, vizita të suksesshme në Shqipëri, Maqedoni, dhe mbi të gjitha për idenë e tij lëshuar në Parlamentin e Shqipërisë, për krijimin e një tregu kombëtar të mallrave, ideve, kapitaleve, etj, si parakusht të gjithë proceseve integrues.
Zv. Kryeministër i Kosovës
Si zëvendëskryeministër i parë i Kosovës, me mandat për njohjet dhe investimet e huaja, zoti Pacolli ka dëshmuar qasje krijuese në punën e tij. Fokusim në zonën afrikane, në vendet me ndikim të madh, dhe ndryshim të kuadrit rregullativ dhe institucional për investimet e huaja, me synim krijimin e një mjedisi tërheqës për biznesin, janë dy risitë e punës së tij në muajt e parë të detyrës. Gjithçka mbi bazën e një platforme të detajuar për punën e zëvendëskryeministrit.
Lëvizja për Hapesire Mbarëkombetarë Zhvillimi - Nisma Pacolli
Kryetar i Lëvizjes (Akutal)
Me këmbëngulje për jetësimin e ideve që hodhi në Parlamentin e Shqipërisë në 22 mars 2011, asokohe President, zoti Behgjet Pacolli organizoi në Tiranë në 9 korrik 2011, në bashkëpunim me dy universitete të hapësirës shqiptare, Forumin për hapësirën e përbashkët ekonomike kombëtare. Në të morën pjesë studiues të shquar të të dy vendeve, autoritete të larta shtetërore, ish presidentë, drejtues të asociacioneve të biznesit të cilët ofruan ide të jashtëzakonshme për jetësimin e kësaj hapësire jo vetëm në ekonomi, por dhe në kulturë, sport, arësim, etj. Pas referimeve interesante, në konsultim me autoritete akademike, me intelektualë të shquar dhe figura institucionale, si Arben Xhaferri, Rexhep Meidani, ish President i Shqipërisë, etj, zoti Behgjet Pacolli gjatë Forumit në fjalë, shpalli krijimin e Lëvizjes për Hapësirë Mbarëkombëtare Zhvillimi. Bordi i Lëvizjes ku u zgjodhën ish Presidentët Alfred Moisiu (2002-2007)Rexhep Meidani (1997-2002),filozofi i shquar Arben Xhaferri; Doktor Teuta Dobi, presidente e Universitetit Europian të Tiranës, dhe Profesor Faik Brestovci, e zgjodhi zotin Behgjet Pacolli, Kryetar të Lëvizjes për Hapësirë Mbarëkombëtare Zhvillimi.


