Politika

Aleanca Kosova e Re

Shumë nga potenciali i tij u vu në interes të Kosovës, duke lobuar në Bruksel dhe Uashington, me kompaninë e tij lobuese “The New Kosovo Alliance” (Aleanca Kosova e Re), kompani kjo e krijuar ekskluzivisht për të lobuar për krijimin e shtetit të Kosovës.

Në këtë rrugëtim, Behgjet Pacolli ka bashkëpunuar me shumë figura të rëndësishme të politikës botërore e sidomos të asaj amerikane, siç janë: Frank Carlucci, Morton Abramovitz, S. Waterman, Zbigniew Brzezinski, Janusz Bugajski, Henry Kissinger, e shumë të tjerë.

Për katër vite ai ishte edhe anëtar i bordit të organizatës CSIS, në komitetin që udhëhiqej nga Henry Kissinger.

Nga aty Behgjet Pacolli arriti që të hap çdo derë që duhej hapur për të ardhur deri te krijimi i kushteve për shpalljen e Kosovës si shtet i pavarur. Misioni lobues i “Kosova New Allience”, nga Pacolli dhe anëtarët tjerë të kësaj organizate u konsiderua i përmbushur në momentin kur presidenti Bush, gjatë vizitës së tij në Tiranë, në qershor të vitit 2007, deklaroi se “Kosova duhet të jetë shtet, republikë e pavarur, tani”.

Nga ky moment Behgjet Pacolli u kthye në Kosovë.

Me insistimin e disa miqve të tij, kompania e deriatëhershme lobuese, Aleanca Kosova e Re (AKR) ndryshon funksionin e saj dhe shëndërrohet në parti politike.

Në zgjedhjet e vitit 2007, AKR bëhet partia e tretë dhe udhëheq opozitën parlamentare në Kosovë, duke dhënë një kontribut të madh në shpalljen e Kosovës si shtet i pavarur me 17 shkurt 2008. Gjatë kësaj periudhe, edhe pse në opozitë, Behgjet Pacolli vazhdoi të japë kontributin e tij në arritjen e njohjeve ndërkombëtare të shtetësisë së Kosovës.

President i Kosovës

Në vitin 2011 Behgjet Pacolli zgjedhet  President i 3-të Republikës së Kosovës. 

Menjëherë pas betimit si president i Republikës, Behgjet Pacolli filloi një aktivitet tepër dinamik në krye të shtetit. Gjatë ditëve të para si president i Kosovës, Behgjet Pacolli vizitoi për herë të parë pas luftës veriun e Kosovës, si territor në të cilin qalonte autoriteti dhe sovraniteti i shtetit të Kosovës.

Pacolli zhvilloi dy vizita shtetërore si president i Kosovës, në Shqipëri dhe Maqedoni. Gjatë kësaj periudhe ai lansoi idenë e krijimit të Comonwealthit ballkanik, si strategji të unifikimit të një tregut të përbashkët ekonomik që do të nxiste zhvillimin ekonomik në këto vende.

Pas më pak se dy muajsh ai tërhiqet nga ky post për shkak të “gabimeve” të qëllimshme në procedurën e zgjedhjes, të cilat u shkaktuan nga kryeparlamentari i atëhershëm i Kosovës, i cili në mënyrë absolute pretendonte poashtu postin e presidentit. Ai kishte lejuar ato “gabime” që krijuan një precedent për një vendim poashtu absurd të Gjykatës Kushtetuese. Ky vendim u kundërshtua fuqishëm si absurd nga anëtarët ndërkombëtarë të kësaj gjykate (Robert Carolan, gjyqtar, Almiro Rodrigues, gjyqtar), por u miratua nga gjykatësit vendorë të cilët, siç u konstatua më vonë, ishin të ndikuar politikisht kundër z. Behgjet Pacolli. Përkundër faktit që Behgjet Pacolli mund të vazhdonte të ushtronte detyrën e presidentit, ai u tërhoq në mënyrë arbitrare, duke mos shkaktuar asnjë traumë insitucionale.

Zëvendëskryeministër i Parë dhe Minister i Punëve të Jashtme

Pas tërheqjes nga posti i presidentit, me qëllim të evitimit të bllokadës institucionale në një periudhë të rëndësishme për vendin, z. Behgjet Pacolli vendosi që të vazhdojë bashkëqeverisjen dhe mori postin e Zëvendëskryeministrit të parë të Republikës së Kosovës. Gjatë kësaj periudhe Behgjet Pacolli udhëhoqi suksesshëm fushatën lobuese për njohjet dhe faktorizimin e Kosovës si shtet në arenën ndërkombëtare, duke zhvilluar takime me më shumë se 100 presidentë, kryeministra, ose mbretër nga shtete të ndryshme të botës.

Përkundër faktit që kundërfushata e shtetit Serb ndaj Kosovës dhe zotit Behgjet Pacolli ishte e jashtëzakonshme, gjatë kësaj periudhe Kosova arriti të tejkalojë numrin e pritshëm të 110 njohjeve nga e mbarë bota.

Behgjet Pacolli vazhdon të udhëheq Aleancën Kosova e Re, duke patur si mision të vetëm zhvillimin ekonomik të Republikës së Kosovës, përmirësimin e jetës së qytetarëve dhe veqanërisht perspektivës së rinisë.

Nga viti 2017 deri 2020, Z. Behgjet Pacolli shërbeu si Zv. Kryeministri i parë dhe si Ministër i Punëve të jashme i Republikës së Kosovës.