Biografia

Behgjet Isa Pacolli (i lindur më 30 gusht 1951 në MarecPrishtinë) është politikan dhe sipërmarrës shqiptar nga Kosova, që ka shërbyer si President i tretë i Republikës së Kosovës. Gjithashtu, ai ka qenë edhe Zëvendëskryeministër i Parë i Republikës së Kosovës si dhe Ministër i Ministër i Punëve të Jashtme në periudhen 2017/2020 si dhe në periudhen 2011/2014.

Zgjidhet si Deputet i Kuvendit të Kosovës 5 mandate, që nga viti 2007  dhe vazhdon, po ashtu është nënshkrues i Pavarsisë së Republikës së Kosovës me 17.02.2008.

Jeta e hershme dhe shkollimi

Shkollën fillore e ka përfunduar në Marec, ndërsa shkollën e mesme në Prishtinë. Shkollimin superior e ka kryer në Hamburg të Gjermanisë, në Institutin e Tregtisë së Jashtme, për të vazhduar me specializimin në drejtimin Marketing dhe Manaxhment në Institutin Mösinger Zurich (1980-1982).

Behgjet Pacolli flet disa gjuhë të huaja: anglishtfrëngjishtgjermanisht, italishtrusisht, spanjollisht, serbokroatisht, etj. Ai është i biri i Isës dhe Nazmijes, i dyti nga 10 fëmijë, i martuar me znj. Masha Pacolli. Ai është prind i gjashtë fëmijëve: tri vajzave dhe tre djemve (Arbreshës, Selenës, Hanës, Isës, Diarit dhe Armanit).

Karriera drejt majave të suksesit në biznes

Pas përfundimit të studimeve, në vitin 1973, ai kethehet në Kosovë për t’u punësuar si Korrespondent për gjuhë të huaja pranë Kombinatit të Tekstilit, Gjilan. Ai aty, poashtu ushtron detyren e zëvendësdrejtorit për zhvillim deri në vitin 1975. Nga viti 1976 deri në vitin 1980 Behgjet Pacolli ka mbajtur pozicione të rëndësishme manaxheriale nëpër disa kompani në peredim.

Drejtor Komercial për vendët e lindjës në kompaninë Peter Zimmer, Kufstein, Austri, dhe pastaj Drejtor Komercial, në kompaninë Interplastica Engineering, në Morbio Inferiore në Zvicër.

Pas sukseseve si drejtor komercial në kompaninë Interplastica, ai emërohet drejtor gjeneral i saj. Sukseset e Behgjet Pacollit si Menaxheri i përgjithshëm i kësaj kompanie ishin evidente. Gjatë periudhës 10-vjeçare si udhëheqës i kompanisë Interplastica, ai arrin që të dhjetëfishojë xhiron vjetore të kompanisë. Kështu Interplastica shndërrohet në një gjigant të inxhinieringut, duke arritur xhiron miliardëshe në fillimin e viteve ’90.

Themelimi i Mabetex Group

Në vjeshtën e vitit 1990 themelon kompaninë e tij Mabetex Project Engineering, në Lugano të Zvicrës. Shkathtësitë menaxheriale të Pacollit dhe përvoja e mjaftueshme e përfituar gjatë viteve të mëhershme në menaxhim, i mundësuan Mabetexit rritje të shpejtë dhe shumë kualitative.

Projektet në Rusi

Në fakt, Mabetex, falë shkathtësive menaxheriale, urtesise dhe sjelljeve dinjitoze me rrethin, metodologjisë e profesionalizmit, arriti që të marrë përsipër implementimin e projekteve shumë të rëndësishme si: Shtëpia e Bardhë ne Moske, ose Parlamenti i Federatës Ruse, infrastrukturën komplete parlamentare të Rusisë, dhomën e lartë ( Këshillin federal të Rusisë) dhe Dhomën e ulët (Dumën) Ruse, Rezidencave shtetërore të Rusisë, duke filluar nga perëndimi deri në lindjen e largët dhe nga veriu deri në Detin e Zi.  Me projektet e Mabetexit Rusisë iu kthy shkëlqimi i periudhës perandorake. Kjo u vlerësua shumë lart nga autoritetet shtetërore ruse dhe nga vizitorët e shumtë që vinin nga lindja dhe perëndimi të gjitha këto vlerësime, për kualitetin dhe përpikshmërinë e lartë, shërbyen që t’i lartësonin emrin Mabetexit dhe t’i hapin rrugë në projektimin dhe implementimin e projektit historik; Rikonstruktimi i të gjitha ndërtesave në brendësinë e mureve të Kremlinit, që përfshin Rezidencën e Presidentit të Federatës Ruse, zyrat e presidentit dhe administratës së tij, me të gjitha objektet tjera përcjellëse. Besimin e dhënë nëpërmjet kësaj kontrate, Mabetexi e dëshmoi me kohë të shkurtër të përfundimit të punimeve dhe me kualitet  të lartë, që Kremlinin e kthen në identitetin e mëhershëm si një prej 8 mrekullive të arkitekturës botërore. Për këtë shkëlqim që iu rikthye këtij kompleksi ndërtesash të shekullit të 17-të, filloi edhe interesimi intensiv i UNESCO-s. Për këtë punë madhështore të kryer nga Mabetex, nga Presidenti Boris Jelcin, Behgjet Pacolli u nderua me urdhrin më të lartë që shteti rus i jep një personaliteti të huaj, “Laureatin shtetëror për Arkitekturë dhe Art”. Mabetex ka ndërtuar gjithashtu edhe hotelin e parë luksoz në epokën postkomuniste të Rusisë, Swiss Diamond Hotel Moscow, me vonë i quajtur “Zolotoj Kolco” ose “Golden Ring”.

Gjatë periudhës postkomuniste në Rusi, presidenti rus, Boris Jelcin, kishte kundërshtarë të fuqishëm politikë komunistë, të cilët me çdo kusht kërkonin rrëzimin e tij. Kështu, lufta politike kundër Jelcinit kulmoi në vitin 1998, kur prokurori i përgjithshëm i Rusisë, Yuri Skuratov, hapi nje hetim kundër Mabetex. Ky hetim më vonë përfundoi me mungesë provash dhe në vitin 2000 Pacolli hodhi në gjyq Skuratovin për shpifje dhe dëmtim të imazhit kundrejt tij. Ai fitoi rastin, ndërsa Skuratov u detyrua të paguante 1 milion rubla për dëmet e shkaktuara kundrejt Z. Pacolli.

Në Yakutsk, Mabetex-i ndërtoi qendrën spitalore më të madhe në Rusi, qendrën administrative të qytetit, ndërtesën e Komitetit të gurëve të çmueshëm (Diamanteve), Universitete, Teatro, Qendra tregtare, një numër të madh Fabrikash të ndryshme, dhe një prej Qendrave më të mëdha për pastrimin e ujërave të ndotura dhe projekte të tjera për mbrojtjen e ambientit.

Kazakistani

Pas sukseseve të jashtëzakonshme në përfundimin e suksesshëm dhe në afat rekord të projekteve në Rusi, Presidenti i KazakistanitNursultan Nazarbayev, i cili kishte planifikuar transformimin e kryeqytetit të shtetit të tij, nga Almaty në Akmola (më vonë i riemëruar si Astana) fton Behgjet Pacollin dhe Mabetexin e tij që të marrë pjesë në projektimin dhe implementimin e projekteve ndërtimore të kryeqytetit të ri.

 Mabetexi, në kohë rekord, ndërton infrastrukturën fillestare (1996-1997) dhe mundëson transformimin e kryeqytetit nga Almaty në Astana me 10 tetor 1997.

Astana sot është një prej qyteteve më moderne dhe më funksionale në botë. Kontributi i Mabetexit këtu është jashtëzakonisht i madh dhe vlen të përmendet se Mabetex, i udhëhequr nga Behgjet Pacolli, projektoi dhe ndërtoi objektet më vitale në qytet si:

  • Ndërtesën e Parlamentit,
  • Ndërtesën e Kryeministrisë,
  • Ndërtesat e Ministrisë së Punëve të Jashtme,
  • Rezidencat shtetërore të Kazakistanit,
  • Pallatin Presidencial (Akorda), që njihet si ndërtesa më e rëndësishme e Kazakistanit. Shumë qendra sportive si: Vello trackHockey hall, Stadiume, Salla sportive të tipeve dhe madhësive të ndryshme, Qendrën Olimpike në Suchinsk, me kërcimorën më avangardiste të kësaj kohe e shumë të tjera. Mabetexi planifikoi dhe ndërtoi pothuajse tërë infrastruktën spitalore të kryeqytetit.
  • Teatri klasik i Operas dhe Baletit, që njihet si mrekulli arkitekturore (Behgjet Pacolli është autor i projektit),
  • Sallen e shfaqjeve dhe Muzikës (Music Hall), qendra kongresiale etj.

 

Në Astana, Mabetex gjithashtu ndërtoi tri fazat e aeroportit ndërkombëtar, duke i dhënë qytetit një prej aeroporteve më funksionale dhe modern.  Në vitet 2014-2017, Mabetexi pati privilegjin të projektojë dhe të implementojë pjesën më të madhe të punëve të Expo 2017, e cila u përurua në mënyrë madhështore me 10 qershor 2017. 

Azia Qendrore

Mabetexi operon edhe në shtetet e tjera të Azisë Qendrore, si në Uzbekistan, shtet në të cilin Mabetex ndërtoi shumë objekte, duke filluar nga City Hall, e deri te objektet e tjera administrative, rezidenciale e bankare.

Mabetex Kosova

Dëshira e madhe për t’i kontribuar vendlindjes së tij (e cila në atë kohë përveçse e okupuar, ishte edhe në situatë kritike të varfërisë), e shtyti Behgjet Pacollin që në vitet ’90 fuqinë punëtore dhe inxhinierike ta angazhojë në mënyrë ekskluzive nga Kosova.

Kështu, në implementimin e projekteve të Mabetexit nëpër botë, gjatë periudhës 1991-2000 çdo vit u angazhuan nga 4000 deri 5000 persona nga Kosova, duke e ndihmuar mjaft zbutjen e situatës së vështirë sociale. Pas përfundimit të luftës, z.Behgjet Pacolli vendosi që Mabetexi të faktorizohet edhe drejtpërdrejt në Kosovë, duke kryer investime të mëdha me qëllim përmirësimin e standartit jetësor të qytetarëve dhe forcimin e ekonomisë së vendit. Përveç fabrikave të shumta, Grupi i Mabetex ka ngritur edhe infrastrukturë bankare, të sigurimeve, projektuese, spitalore, etj. Në Prishtinë, Grupi i Mabetex ka ngritur hotelin e parë luksoz, që edhe sot njihet si hoteli më i mirë në Evropën Juglindore. Këto dhe shumë e shumë investime të tjera të Grupit Mabetex në Kosovë gjenerojnë punësimin e mbi 4500 personave.

Karriera Politike

Pas një jete dhe karriere të bujshme në botën e biznesit larg Kosovës, z. Behgjet Pacolli, që nga viti 2000, i është përkushtuar me shumë vullnet punës për përmirësimin e jetesës në vendlindjen e tij. Shumë nga potenciali i tij u vu në interes të Kosovës, duke lobuar në Bruksel dhe Uashington, me kompaninë e tij lobuese “The New Kosovo Alliance” (Aleanca Kosova e Re), kompani kjo e krijuar ekskluzivisht për të lobuar për krijimin e shtetit të Kosovës. Në këtë rrugëtim, B.Pacolli ka bashkëpunuar me shumë figura të rëndësishme të politikës botërore e sidomos të asaj amerikane, siç janë: Frank CarlucciMorton Abramovitz, S. Waterman, Zbigniew BrzezinskiJanusz BugajskiHenry Kissinger, e shumë të tjerë.

Për katër vite ai ishte edhe anëtar i bordit të organizatës CSIS, në komitetin që udhëhiqej nga Henry Kissinger.

Misioni lobues i Kosova New Allience, nga Pacolli dhe anëtarët e tjerë të kësaj organizate u konsiderua i përmbushur në momentin kur presidenti Bush, gjatë vizitës së tij në Tiranë, në qershor të vitit 2007, deklaroi se “Kosova duhet të jetë shtet, Republikë e pavarur, tani”.

Nga ky moment, z. Behgjet Pacolli u kthye në Kosovë. Me insistimin e disa miqve të tij, kompania e deriatëhershme lobuese, Aleanca Kosova e Re (AKR) ndryshon funksionin e saj dhe shëndërrohet në parti politike.

Në zgjedhjet e vitit 2007, AKR bëhet partia e tretë dhe udhëheq opozitën parlamentare në Kosovë, duke dhënë një kontribut të madh në shpalljen e Kosovës si shtet i pavarur më 17 shkurt 2008. Gjatë kësaj periudhe, edhe pse në opozitë, Behgjet Pacolli vazhdoi të japë kontributin e tij në arritjen e njohjeve ndërkombëtare të shtetësisë së Kosovës.

Presidenca 2011

Në vitin 2011 z. Behgjet Pacolli zgjidhet President i 3-të Republikës së Kosovës. Menjëherë pas betimit si President i Republikës, Behgjet Pacolli filloi një aktivitet tepër dinamik në krye të shtetit.

Menjëherë pas betimit si President i Republikës, Behgjet Pacolli filloi një aktivitet tepër dinamik në krye të shtetit.

Pacolli zhvilloi dy vizita shtetërore si president i Kosovës, në Shqipëri dhe Maqedoni. Gjatë kësaj periudhe ai lançoi idenë e krijimit të Commonwealth-it ballkanik, si strategji të unifikimit të një tregut të përbashkët ekonomik që do të nxiste zhvillimin ekonomik në këto vende. Ai tërhiqet nga ky post për shkak të “gabimeve” të qëllimshme në procedurën e zgjedhjes, të cilat u shkaktuan nga kryeparlamentari I atëhershëm i Kosovës, i cili në mënyrë absolute pretendonte po ashtu postin e presidentit. Ai kishte lejuar ato leshime siperfaqesore gjatë zgjedhjes që me vonë krijuan një precedent për një vendim po ashtu absurd të Gjykatës Kushtetuese, ku thuhet se zhgjedhja e B.Pacollit duhet të përsëritet edhe një herë. Ky vendim u kundërshtua fuqishëm si absurd nga anëtarët ndërkombëtarë të kësaj gjykate (Robert Carolan, gjyqtar kushtetus, Almiro Rodrigues, gjyqtar kushtetus), por u miratua nga gjykatësit area, të cilët, siç u konstatua më vonë, ishin të ndikuar nga Kryetari i kesaj gjykate që ishte pozicionuar kundër z. Behgjet Pacolli. Përkundër faktit që z. Behgjet Pacolli mund të vazhdonte të ushtronte detyrën e presidentit, ai u tërhoq në mënyrë arbitrare, duke mos shkaktuar asnjë zonë insitucionale.

Zëvendëskryeministër i Parë i Kosovës 2011-2014 si dhe në periudhën 2017 -2020

Pas tërheqjes nga posti i presidentit, me qëllim evitimin e bllokadës institucionale në një periudhë të rëndësishme për vendin, z. Behgjet Pacolli vendosi që të vazhdojë bashkëqeverisjen dhe mori postin e Zëvendëskryeministrit të parë të Republikës së Kosovës. Gjatë kësaj periudhe, z. Behgjet Pacolli udhëhoqi suksesshëm fushatën lobuese për njohjet dhe faktorizimin e Kosovës si shtet në arenën ndërkombëtare, duke zhvilluar takime me më shumë se 100 presidentë, kryeministra, ose mbretër nga shtete të ndryshme të botës. Përkundër faktit që kundërfushata e shtetit serb ndaj Kosovës dhe zotit Behgjet Pacolli ishte e jashtëzakonshme, gjatë kësaj periudhe Kosova arriti të tejkalojë numrin e pritshëm të 110 njohjeve nga mbarë bota.

Nga viti 2017- 2020, Z. Behgjet Pacolli sherbeu si zv. Kryeministri i parë dhe si Minister i Punëve të jashme i Republikes se Kosoves.

Vlerësimet dhe dekoratat

  • Dekoratat e TMK;
  • Vlerësime dhe tituj nderi nga Universiteti i Teknologjisë së Roçester (Rochester);
  • Dekorata nga AUK (Universiteti Amerikan në Kosovë)
  • Dekoratat e larta të Shtetit të Perusë, Presidentit të Perusë;
  • Dekorata më e lartë shtetërore e Federatës Ruse (vlerësimet në arkitekturë), qytetari i dytë i huaj pas amerikanit Armand Hammer që e merr këtë dekoratë;
  • Qytetar nderi i Astanës, Republika e Kazakistanit;
  • Konsull nderi global i Liberisë (2002-2007);
  • Ambasador i Paqes (Universal Peace Federation);
  • Kalorës i Paqes Globale i Mijëvjeçarit; dhënë nga Centro Internazionale per la Pace fra i Popoli (Qendra Ndërkombëtare për paqen mes popujve) çmim i dhënë dhe Michail Gorbaciov, Perez De Cuellar, S.S. Giovanni Paolo II, Luciano PavarottiHelmut KohlNënë Tereza e KalkutësKofi AnnanBill Gates, etj;
  • Mirënjohja nga Fondacioni Nelson Mandela;
  • Mirënjohja nga Fondacioni Clinton Global Initiative.
  • Qytetar nderi i qytetit të Lezhës – Shqipëri
  • Titulli “Nderi i Qarkut Kukës” 2018
  • Qytetar nderi i qytetit të Kukësit 2018
  • Titulli Doctor Honoris Causa nga Universiteti Europian i Tiranës
  • Titulli Doktor Honoris Causa në Ekonomi Universiteti Ismail Qemali Arkivuar 23 janar 2020 tek Wayback Machine, Shqipëri, 2018
  • Nderohet me “Çelësin e Tiranës”
  • Qytetar nderi i KorçësShqipëri
  • Laureat i Gusi Peace Prize International – Manila
  • Qytetar nderi i Baton Rouge, Shteti I Luizianës, SHBA
  • Medalje nderi i Kryetarit te Community College ne Baton Rouge, Luiziana
  • Çelësi i qytetit të New Orleans, Shteti i Luizianës
  • Nderohet me çimin special të Lidership-it 2014 nga Universiteti Ndërkombëtar POLIS, Çmimi i dhënë vlerson kontributin në politikën zhvillimore, në paqësimin e politikës kosovare, për idetë në krijimin e Unionit ekonomik kombëtar dhe kontributin humanitar.
  • Presidenti Nishani vlerëson Behgjet Pacollin me Dekoratën “Nderi i Kombit” (2015)
  • Mirënjohja e qytetit të Tiranës” i jepet z. Behgjet Pacolli nga kryetari bashkisë Lulëzim Basha (2015)
  • Nderohet me “Çelësin e Tiranës” nga kryetari I bashkise Erion Velijaj (2022)

Publikimet

Publikime të ndryshme nga sfera socio-ekonomike, politike dhe kulturore;

Themelues dhe botues i revistës “Albanica”.

2004 Themelues i gazetës ditore “Lajm

2010 Autor i librit autobiografik “Nga Sfida në Sfidë” Jeta Behgjet Pacolli.

2014 Autor i përmbledhjes me studime, artikuj mbi hapësirën mbarëkombëtare zhvillimore në fushën ekonomike, financiare, etj., “Bashkimi fillon nga ekonomia”.

2014 Autor i librit dokumentar “Të lobosh për Kosovën“ libri është një përmbledhje dokumentesh, artikujsh, përjetimesh, dhe komentesh mbi lobimin per njohjen e Kosoves. Arkivuar 16 shtator 2017 tek Wayback Machine

Bashkëautor me Znj.Mimoza Thaqin,i librit“15 Parimet e suksesit sipas Behgjet Pacollit”.

2022 “ Ne epoken e diplomacies digjitale” libri është një përmbledhje ne fushen e diplomacies ne Twitter.

2022 “ Ja cfare kisha ne mendje”  libri është një përmbledhje e veprimtarise ne Facebook.

2022 “ Kriza e pengjeve koreane ne Afganistan”