Behgjet Pacolli

AKR e shpëtoi Trepçën nga grabitësit nën reflektorët e natës

Presidenti i AKR-së, njëherësh kandidat për kryeministër i kësaj partie, në ditën e dytë të fushatës, në fshatin e tij në Hajvali, u ka thënë banorëve të kësaj ane dhe të pranishmëve të tjerë, se AKR-ja nuk do të jetë më vagonë që të tërhiqet nga të tjerët, por do të jetë lokomativë që do t’i tërheqë vagonët e tjerë. “Hymë në bashkëqeverisje me një parti me një ideologji tjetër, por aty ku mundëm dhamë kontributin tonë”, ka thënë Pacolli për të shtuar se mund të shkojnë para qytetarëve jo me premtime boshe por me suksese. Ai para qindra qytetareve te mbledhur ne oborrin e shkolles, ka thënë se AKR është e fuqishme, sepse njerëzit e saj janë të moralshëm, të guximshëm, të ndershëm e të dijes. Për këtë ka theksuar se është dëshmuar në jetën politike, në opozitë e koalicion qeverisës.

“E faktorizuam shtetin e Kosovës ndërkomëbatërisht, duke ia sjellë 110 njohje. E ktheym Kosovën në 5 vendet më reformistet në botë. Bëmë zonat e lira ekonomike. Ia kthyem Brezovicën qytetarëve. Këto dhe shumë vepra të tjera i realizuam unë dhe ekipa ime në qeveri pa as edhe një akuz për keqpëdorime”, ka thënë Pacolli. Ai nuk e la pa ua rikujtuar qytetarëve se AKR ishte ajo që e shpëtojë Trepçën, sic tha ai, “nga grabitja, nga hajnia nën reflektorët e natës”.

Pacolli ka kritikuar premtimet për investime 300 e 400 milionë. “Dikush po thotë se do të investojnë 300-400 milionë, por nuk po e dinë se buxheti është për qytetarët dhe nuk investohet nga ai. Po duan ta centralizojnë tregun, në vend të liberalizimit të tij”, ka pohuar ai. Po kështu, Pacoli ka premtuar që në shtator të vitit do të fillojë termocentrali në rrafshin e Kosovës, për të cilin ka shtuar se nuk mundën ta bëjnë për 15 vjet. Në Hajvali,

Pacolli është shoqëruarj nga kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri dhe zyrtarë të tjerë të partisë.

Kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, me të parë tubimin madhështorë në fshatin Hajvali u ka thënë qytetarëve se kjo tregon se AKR do jetë parti fituese në këto zgjedhje. “Kur po shoh qytetarë në masë kaq të madhe që janë bashkuar me AKR-në drejt fitores, po bindem thellë se partitë tjera si ajo e Thaçit, kanë humbur thellë”, tha Bahtiri.

Kryetari i AKR-së, dega e Gollakut, Islam Pacolli, u ka bërë thirrje qytetarëve që ta votojnë AKR-në, me qëllim të zhvillimit të zonës të lënë pasdore për 15 vjet. “Me AKR-në Gollaku do zhvillohet si kurr më parë”, ka thënë ai.
Foto: AKR e shpëtoi Trepçën nga grabitësit nën reflektorët e natës

Intervista e fundit

Rrjetet sociale

Copyright © 2017 Behgjet Pacolli | Administrator: Naim Murseli