Behgjet Pacolli

Pacolli po e jetëson planin e tij ekonomik

Në komunën e Gjakovës dhe atë të Mitrovicës do të mund të bëhet biznes më ndryshe se në vendet tjera të Kosovës, pa barriera ekonomike dhe administrative.

Të dyja këto komuna tash e tutje do të kenë hapësira të veçanta ku afaristët do të mund të zhvillojnë aktivitetet e tyre pa iu nënshtruar taksave dhe ngarkesave tjera fiskale. Shpalljen e komunës së Gjakovës dhe atë të Mitrovicës si zona të lira ekonomike e ka marr të martën Qeveria e Kosovës në mbledhjen e saj.

I pari i Qeverisë së Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se vendimi për shpalljen e këtyre dy komunave zona të lira ekonomike është marrë në kuadër të zhvillimit dhe reformave ekonomike, të cilat, sipas tij, janë edhe një hap i përkrahësve të prodhuesve vendorë, mbështetjes së eksportit dhe krijimit të vendeve të reja të punës.

Kurse, ideatori i këtyre zonave ekonomike, zv/kryeministri Behgjet Pacolli ka thënë se zonat e lira ekonomike kanë për synim një periudhë të gjatë të funksionimit dinjitoz të ekonomisë dhe se nuk kanë pretendime politike. E, për kryetarin e komunë se Mitrovicës, Agim Bahtiri, ky vendim është i mirëpritur dhe sipas tij do t’i sjellë shumë të mira vendit. Bahtiri thotë tash e tutje edhe investimet e huaja do shtohen për Mitrovicën.


Intervista e fundit

Rrjetet sociale

Copyright © 2017 Behgjet Pacolli | Administrator: Naim Murseli