Media


Zëvendëskryeministri Pacolli nderohet me “Medaljen e artë të Kancelarit”, nga Kolegji komunitar I Baton Rouge në Luiziana. Merr mirënjohje edhe nga Guvernatori I shtetit të Luizianës Boby Jindal
6 dhjetor 2011

Pasditen së hënës zëvendëskryeministri Pacolli u prit në Kolegjin Komunitar të Baton Rouge nga autoritetet më të larta akademike të këtij qendre Universitare. Duke e prezantuar para autoriteteve, dekanëve, profesorëve, etj, Kancelari James Horton e paraqiti zotëri Pacollin si njeri të suksesit në të gjithë aktivitetet njerëzore që ka zhvilluar: në biznes, në politikë, në veprimtarinë humanitare për lirimin e pengjeve, në atë filantropike, etj.

Në anën tjetër, zoti Pacolli në fjalën e tij paraqiti disa nga momentet më kryesore të jetës së tij dhe disa prej sfidave të cilat po kalon Kosova.


Numri një i kësaj qendre Universitare, Horton i akordoi zotit Pacolli “Medaljen e artë të Kancelarit” për arritjet e tij. Më tej ai zhvilloi një vizitë në mjediset e këtij Universiteti. Zoti Pacolli mori premtimin nga autoritetet e këtij Universiteti për zhvillimin e programeve të bashkëpunimit ndëruniversitar me Kosovën, në degë mjaft të rëndësishme për formimin e të rinjve.


Gjatë qëndrimit të tij në Baton Rouge, zëvendëskryeministri u prit në zyrën e Guvernatorit të shtetit Boby Jindal, ku për vizitën në shtetin e Luizianës u nderua me një mirënjohje dhe me flamurin e shtetit. Zoti Pacolli kërkoi vendosjen e marrëdhënieve të bashkëpunimit të Kosovës me këtë shtet, i cili ka traditë të shkëlqyer në bujqësi.

Në kryeqytetin e Luizianës, Baton Rouzhe, zëvendëskryeministri Pacolli më herët është shpallur edhe kryebashkiak nderi.

Të martën, zëvendëskryeministri Pacolli do të takohet me kryebashkiakun e qytetit të New Orleans.



« Kthehuni