Media


Lobimi në NIGERI fillon të japë frytet e para ekonomike
30 tetor 2011

Gjatë qëndrimit të vet në Nigeri, para se të udhëtonte drejtpërdrejt në Neë York,  zoti Pacolli pâti rastin të krijonte një mundësi të jashtëzakonshme për kompanitë kosovare. Ato do kenë mundësi  të ushtrojnë biznesin e tyre në një nga vendet më të mëdha në botë, me perspektivë të jashtëzakonshme ekonomike.

Zoti Pacolli pâti rastin të përgënjënjeshtronte fuqishëm diplomacinë serbe se njohja nga Nigeria nuk ishte siguruar, duke u mbështetur vetëm mbi  deklarimet e një diplomati nigérian. I gjendur në Afrikën e Jugut, zoti Pacolli kontaktoi sërish me Presidentin e Nigerisë, Jonathan Goodluck, për ta konfirmuar njohjen duke udhëtuar sërish në Nigeri. Zoti Pacolli siguroi si zbatim të zotimit të Nigerisë për të vendosur marrëdhënie ekonomike me Kosovën, vendimin me shkrim për hapjen e zyrave respektive ndërlidhëse për bashkëpunim ekonomik.  Ai në bashkëpunim me dy konsorciume europiane firmosi një marrëveshjeje të rëndësishme investimesh në Nigeri. Prej kësaj marrëveshjeje të firmosur investimi  prej 1.6 miliard dollarësh në fushën e energjitikës, të rafinimit të naftës, etj, etj falë angazhimit të zotit Pacolli, që ishte bashkëfirmosës i kësaj marrëveshjeje do të përfitojnë  kompanitë kosovare si nënkontraktore të këtyre kompanive europiane.  Zoti Pacolli firmosi gjithashtu një mémorandum bashkëpunimi me këto konsorciume që do të përfitojnë prej Kosovës, mallra, shërbime dhe fuqi punëtore të të gjitha kategorive në një vlerë të konsiderueshme, prej mbi 500 million dollarësh. Zoti Pacolli ka kinformuar për këtë sukses kryeministrin, kryetarin e Odës ekonomike të Kosovës, zotin Safet Gërxhaliu, ministreshën e tregëtisë dhe industrisë, zonjën Mimoza Kusari Lila,, etj.  Zoti Pacolli kërkon nga qeveria, ministria e tregëtisë dhe industrisë dhe asociacionet e biznesit që të ndërmerren hapa sa më të shpejtë për ta shfrytëzuar këtë mundësi për punësim, dhe biznes për qytetarët dhe kompanitë e Kosovës.

Kjo marrëveshje, që zoti Pacolli e firmosi në cilësinë e zëvendëskryeministrit të parë të Kosovës, ka gjetur jehonë të madhe në shtypin nigérian edhe në ditët e sotme. Investimi në fjalë, i siguruar prej instituteve financiare europiane, etj, përfaqëson vlerën e gjysmës së investimeve të huaja direkte në Nigeri në vitin që shkoi. Prej këtij investimi, do të përfitojë jo vetëm Nigeria, por dhe Kosova, e cila do të ketë rastin të eksportojë biznes, shërbime dhe punësim, në një vend shumë të rëndësishëm të kontinentit afrikan.

Nëpërmjet kësaj lëvizjeje lobuese, Kosova, e përfaqësuar nga zëvendëskryeministri i parë arrin të materializojë njohjen nëpërmjet vendosjes së  marrëdhënieve ekonomike dhe zhvillimin e marrëdhënieve biznesore në një vend me ndikim në Afrikë. Shumë shpejt kompanitë e specializuara të ndërtimit, të karpenterisë metalike, të informatikës, të montimit, ato elektromekanike, do të informohen në detaje për projektin në fjalë.

Marrëdhëniet shumë të mira midis Kosovës dhe Nigerisë të cilët do të kenë zyrat respektive të bashkëpunimit ekonomik në kryeqytetet e dy vendeve, u konfirmuan dhe gjatë takimit të zotit Pacolli me Presidentin e Nigerisë në Njujork gjatë punimeve të Samitit të OKB në fund të shtatorit.


« Kthehuni