Media


Urimi per Vitin e Ri
30 dhjetor 2011

Të nderuar miq të mi

Ju dëshiroj nga zemra, çdo të mirë, në vitin 2012. Ju uroj shëndet, fat, dhe mbarësi.

Viti 2011, ka qenë vit I rëndësishëm, vit me shumë sfida dhe suksese. Gjatë këtij viti kanë ndodhur ngjarje të rëndësishme për vendin tonë, Kosovën.
Natyrisht, vendosja e autoritetit shtetëror të Kosovës edhe në veri të vendit, ka qenë ngjarja ndër më kryesoret, dhe në nderim të saj ne duhet t`ë përkulemi përjetë para veprës së policit të Kosovës, heroit Enver Zymberi, ashtu siç duhet të përkulemi përjetë para veprës së gjithë bijve dhe bijave që ranë për lirinë e këtij vendi.

Para vetes e kemi 2012-tën. Një vit, në të cilin na presin shumë punë, na presin shumë angazhime. Ashtu si edhe në të kaluarën, unë ju garantoj që do të angazhohem me mish e me shpirt, për Kosovën, për qytetarët e saj.  Në 2012, Kosova do ta tejkalojë shifrën magjike prej 100 njohjesh.

Kosova ka nevojë për punë, ka nevojë për përparim. Të angazhohemi të gjithë, që vitin 2012, ta shndërrojmë në vit të suksesit për vendin dhe qytetarët tanë.

Urime e Gëzuar
Behgjet Pacolli


« Kthehuni