Media
Piloti James Berisha shpejt do ti rikthehet familjes dhe Kosoves
2 nëntor 2011
Zëvendëskryeministri i parë i Qeverisë së Republikës së Kosovës, z.Behgjet Pacolli është duke vazhduar përpjekjet për lirimin e pilotit kosovar, James Berisha. Pas takimit me presidentin e Eritreas në Nju Jork, dhe këshilltarin e presidentit, i cili erdhi në Prishtinë.
Zëvendëskryeministri Pacolli është duke planifikuar një udhëtim në këtë shtet afrikan, për të përmbushur misionin e lirimit të Berishës. Qeveria e Republikës së Kosovës, siguron familjen e pilotit Berisha dhe gjithë qytetarët e Kosovës, se në një të ardhme shumë të afërt, piloti James Berisha do ti kthehet familjes dhe Kosovës.

