Media
Zëvendëskryeministri Pacolli do të marrë pjesë në konferencën e investimeve për Kosovën në SHBA
28 nëntor 2011
Zëvendëskryeministri i parë i Qeverisë, z.Behgjet Pacolli do të marrë pjesë në një konferencë investimesh për Kosovën në Huston të SHBA-ve. Kjo konferencë, do të mbahet sot(e hënë), në orën 15 sipas orës lokale, me iniciatovën e zëvendëskryeministrit Pacolli, ndërsa do të marrin pjesë, kompani të fuqishme nga SHBA-të, si : SKEC Group, Bechtel, McGriff Seibel, Honeywell, Fuel Quest, Worley Parsons, Vitol, Citigroup, JPMorgan, KBR etj.
Gjatë kësaj konferencë, zëvendëskryeministri i parë i Qeverisë, z.Behgjet Pacolli, do të prezentojë progresin e arritur në Kosovë, duke i ftuar këto kompani të fuqishme të SHBA-së, që të investojnë në Republikën e Kosovës.

