Media


Telegram ngushëllimi për familjet e viktimave të fshatit Restelicë të Dragashit
13 shkurt 2012

Të dashur familjar.

Drama e përballimit të përplasjes së jetës me vdekjen që po e përjetoni ju gjatë 24 orëve të fundi, ka qenë moment I rëndë për të gjithë qytetarët e vendit tonë dhe institucionet e shtetit.

Humbja e nëntë jetëve është një humbje e madhe për të gjithë ne.

Duke bashkëndjer me ju peshën e dhembjes së kësaj drame të gjithë së bashku po bëjmë përpjekje që në një formë ose tjetrën të jemi pranë jush. Angazhimi vetëmohues i strukturave të shtetit, e sidomos i pjesëtarëve të FSK-së gjatë këtij 24 orshi, janë dëshmi për keqardhjen e madhe që kemi ndjerë të gjithë së bashku për këtë tragjedi tuajën, dhe shpresë që ti shpëtojmë edhe të mbuluarit tjerë nga bora.

Si deri më tani, ne edhe më tej do të jemi pranë jush për ta ndarë dhimbjen së bashku dhe për t’ju ndihmuar që sado pak të tejkaloni këtë fatkeqësi të rëndë tuajën.

Me sinqeritet dhe keqardhje njerëzore!

Behgjet Pacolli
Zv. Kryeministër i Qeverisë së Kosovës dhe President i AKR-së

 

« Kthehuni